Komuna Vushtrri Faqja Zyrtare - 2071555156406217

Komuna Vushtrri  Faqja Zyrtare
Komuna Vushtrri Faqja Zyrtare 11.1K Views
  • 281
  • 37
  • 18

Hasan Prishtina kthehet në vendlindje

Përfaqësues të institucioneve, të politikës ,personalitete nga jeta kulturore, fetare,Kurtan Kajtazi,zv.miniswtr nw MAPH dhe qindra qytetarë të Komunës së Vushtrrisë, kanë marrë pjesë sot në ceremoninë me rastin e arritjes në qytetin e lindjes të shtatores së Hasan Prishtinës, e cila përkosisht u vendos sot para objektit të ri të komunës.
Duke qenë se Hasan Prishtina është lindur në Vushtrri,shtatorja e tij e punuar nga artisti dhe mjeshtri i madh nga Tirana. Prof.Idriz Balani ,kaloi përmes Bulevardit “ Adem jashari “,duke krijuar një festë të veçantë.
Qindra qytetarë të moshave të ndryshme,nxënës të shkollave të mesme të cilët me ëndje mësojnë historinë mbi jetën dhe veprën e këtij atdhetari e patriotit të madh, kishin dalur për të parë dhe përshëndetur Hasan Prishtinën të skalitur në bronz. U përshëndet dhe iu brohoritë gjatë gjithë rrugës edhe emri i kryetarit aktual të Vushtrrisë, Bajram Mulaku,I cili është më meritori për këtë shtatore dhe Sheshit që do të mbajë emrin e tij në objektin e vjetër të komunës.
Hasan Prishtina ishte një figurë ëmblematike dhe shtatorja e tij nuk mund ta ketë vendin diku tjetër, përveqnë vend lindjes e tij,a ka thënë mes tjerash Mulaku.

Posted 2 years ago in NEWS